Jo vetëm Ramush Haradinaj, por edhe ky ndërkombëtar po e quan të vdekur idenë e Thaçit për ndryshim kufijsh

Drejtori në Programin në Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave Njerëzore David Phillips ka thënë se Serbia, Rusia dhe Turqia janë kërcënuesit kryesore të sovranitetit të Kosovës.

Këto komente ai i bëri në Konferencën Ndërkombëtare ku u lansuar ‘Raporti mbi Kërcënimet dhe Sfidat ndaj Sovranitetit të Kosovës’.

“Serbia sidomos me prurjen e trenit me mbishkrime që Kosova është Serbi, Rusia dhe Turqia me agjendat otomane dhe eksportimin e islamizmit janë kërcënuesit kryesor të sovranitetit të Kosovës” tha Phillips.

Sipas tij, Kosova duhet të punojë me Serbinë për normalizim të marrëveshjeve dhe se ideja për korrigjim kufijsh është e dështuar./ZERI

SHPËRNDAJE