Joseph: Emërimi i Grenell, një hap para në marrëveshjen Kosovë– Serbi

Edward Joseph, profsor në Universitetin e Washingtonit thotë se Emërimi i Grenell, një hap para në marrëveshjen Kosovë– Serbi.

Richard Grenell është emëruar në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Kosovë – Serbi.

Edward Joseph, pedagog në Universitetin e Uashingtonit beson se qëllimi i Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet emërimit të Richard Grenell në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Beograd – Prishtinë është sinjal i mirë për një përfaqësues diplomatik në një vend që është lojtari kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ka një qëndrim të qartë kundër shkëmbimit të territoreve.

“Pra, ai nuk është vetëm ambasador, por një njeri me lidhje me qeverinë gjermane dhe besoj se kjo është akoma më pozitive.

Për shkak se ambasadori Grenell është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territorit, të cilin shumë, përfshirë mua dhe drejtues rajonal i konsiderojnë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha Jozeph për Zërin e Amerikës.

Joseph, thotë se është shumë herët të thuhet nëse emërimi i Grenell nënkupton një përpjekje të SHBA-ve e cila nuk kundërshton shkëmbimin e territorit për të “zbutur” pozicionin e Gjermanisë.

“Ka të bëjë me sinjalet. Nuk kemi nevojë të nxjerrim përfundime para kohe. Por është sinjal i mirë për mua që Grenel është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për zgjidhjen, të cilën u këshillua nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton dhe shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.

Shpresoj që ai të ketë mirëkuptim dhe respekt për arsyet pse Gjermania shqetësohet, sepse këto janë arsye të vlefshme”, mendon Joseph.

Ai ka theksuar gjithashtu se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të emëruar një të dërguar për bisedimet Beograd – Prishtinë tregon interesin serioz të administratës për të adresuar këtë çështje, megjithë krizat e tjera të brendshme dhe ndërkombëtare.

Joseph, gjithashtu thotë se nuk sheh ndonjë konflikt midis Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, i cili më shumë se një muaj më parë, ka emëruar Përfaqësuesin Special për Ballkanin, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, duke pasur parasysh që Grenell gjithashtu është diplomat që vjen nga Departamenti i Shtetit./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE