Joshua do të përfitojë një shumë marramendëse pas triumfit të sontëm kundër Andy Ruizit

Rimeçi i bujshëm mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit, që i takoi këtij të parit, do ta pasurojë brutanikun me 40 deri në 60 milionë funta, krahasuar me Andy Ruiz Jr që do të fitojë vetëm 7.7 milionë funta.

Joshua mposhti rivalin nga Meksika duke siguruar revanshin në Arabinë Saudite, derisa triumfi erdhi me vendim të gjyqtarëve pas 12 rundeve.

Kështu, Joshua rikthen titujt ëBA, IBF dhe ëBO, derisa do të përfitojë gjashtë herë më shumë se kundërshtari i tij.

Sidoqoftë, këto shifra mund të ndryshojnë paksa, pasi shuma finale do të varet nga shitjet “pay-per-view” që do të gjenerohen nga eventi.

SHPËRNDAJE