Joshua “godet” me këtë deklaratë, zbulon ‘misterin’ që gjithë shikuesin duan ta mësojnë me padurim

Anthony Joshua fitoi me nokaut mdaj rusit Alexander Povektin në rundin e shtatë të meçit për titujt e botës në kategorinë e rëndë, në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Edhe pse pas meçit shprehi respekt të madh për kundërshtarin e tij dhe kërkoi nga publiku që të aplaudojë përpjekjet e Povetkinit, kur u pyet për mënyrën se si fitoi, deklarata e Joshuas ishte shumë interesante.

“E dija që është shumë i fortë në kokë, por është i dobët në trup! Për këtë arsye vazhdimisht ndryshoja pozitën dhe ndërroja duart me të cilat sulmoja derisa nuk e lodha”, transmeton Insporti.

Joshua është kampioni i pamposhtur i kategorive të rënda dhe meçi me Povetkinin ka qenë mbrojtje e detyrueshme e titullit.

Data e meçit të ardhshëm të Joshua është 13 prilli, ai meç po ashtu zhvillohet në Londër dhe kundërshtari do të bëhet publik brenda javësh.

SHPËRNDAJE