Joshua paralajmëron Wilderin dhe Furyn: Dita kur të ndaloj së boksuari është dita kur duhet të mos kenë frikë nga unë

Anthony Joshua i ka paralajmëruar rivalët e tij, Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn, se ende duhet t’i kenë frikën atij, megjithë humbjen që pësoi nga Andy Ruiz më 1 qershor të këtij viti.

Boksier britanik është duke u përgatitur për rimeçin ndaj kampionët aktual botëror në peshat e rënda, derisa përballja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

29-vjeçari pësoi humbjen e parë në karrierë, por edhe humbi titujt e botës si, WBA, WBO dhe IBF, e që në fund të këtij viti do të kërkojë rikthimin e tyre në brezin e tij.

Mirëpo, Joshua ka gjetur kohë që t’i paralajmërojë dy kundërshtarët e tij ende të pamposhtur se ai do të rikthehet më i fuqishëm.

“Nëse ju më vendosni mua dhe Ruizin në një makinë, atëherë do të fitojë nëntë nga dhjetë përballjet”, ka thënë fillimisht ish-kampioni i botës.