Ju kujtohet Latifa, kështu duket tani në të 50-tat e saj

Letícia Sabatella ka qenë njëra ndër aktoret më të pëlqyera të serialit “O Clone”.

E njohur me personazhin e “Latifes”, aktorja është bërë e njohur për publikun kudo që është transmetuar seriali

Me stilin dhe karakterin e saj në rol, si kushërira e “Zhades”, ajo ishte mjaft e dashur për publikun.

Në kohën kur ishte xhiruar seriali, ajo ka pasur 31 vjet, ndërsa tani aktorja ka 48 vjet, shkruan rtv21.tv Në instagram ku numëron 568 mijë ndjekës, aktorja ka publikuar imazhe të shumta nga përditshmëria e saj, nga të cilat shihet se nuk ka ndryshime drastike nga luajtja e rolit të “Latifes”.

Letícia Sabatella është lindur më 08 mars të vitit 1971. Është aktore dhe këngëtare braziliane, e cila është bërë e njohur për pjesëmarrjen e saj në seriale dhe filma. ”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21.

SHPËRNDAJE