Jurgen Klopp ‘frikëson’ Kosovën

Vitin e kaluar, disa lojtarë të Kosovës nuk u lanë nga ekipet e tyre të grumbullohen me Kombëtaren për shkak të situatës me Covid-19.

FIFA vazhdon të përkrahë klubet, të cilët dëshirojnë të mos lëshojnë futbollistët e tyre në përfaqësuese.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar të gjitha kombëtaret që nëse futbollistët duhet të karantinohen nuk do ta lejojë asnjërin që të grumbullohet.

Kosova nuk ka asnjë futbollist te Liverpooli, por deklarata e trajnerit gjerman mund të ndikojë edhe në klubet tjera evropiane që të veprojnë njejtë si klubi anglez.

‘Dardanët’ këtë muaj zhvillojnë tre ndeshje, miqësoren me Lituaninë dhe kualifikueset ndaj Suedisë dhe Spanjës.