Juventus mund të shpallet kampion dimëror, nëse e mund Romën sonte

Juventusi mund të jetë kampion dimëror me një fitore sonte kundër Romës, kurse sonte starton Aaron Ramsey që do të jetë pas Paulo Dybalas dhe Cristiano Ronaldos, derisa Roma shpresat i ka tek Nicolo Zaniolo dhe Edin Dzeko

Interi barazoi 1-1 kundër Atalantas mbrëmë, një rezultat që direkt do të ndikojë tek pozita e dy skuadrave në gjysmën e sezonit.

Një fitore nga bardhezinjtë sonte do t’i bënte ata kampion dimëror, që do të thotë se do të jenë në krye të tabelës në gjysmën e sezonit, kurse Roma do të ishte me komode në pozitën e katër.

Giallorossi vinë në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 kundër Torinos dhe atyre ju mungon Javier Pastore, Federico Fazio, Henrikh Mkhitaryan, Davide Santon, Justin Kluivert dhe Davide Zappacosta, kurse Leonardo Spinazzola nuk është gati.

Ata do të kenë tre mbrojtës me Mert Cetin, Gianluca Mancini dhe Chris Smalling, kurse gjatë stërvitjeve Paulo Fonseca ka provuar që ta provojë edhe sistemin 4-2-3-1.

Zaniolo, Diego Perotti dhe Lorenzo Pellegrini do ta mbështesin para Edin Dzekon.

Rodrigo Bentancur do të mungojë me tri ndeshje, me Sami Khedira dhe Giorgio Chiellini të lënduar, kurse Gonzalo Higuain sapo është kthyer nga lëndimi dhe sot është në bankë.

Në vend të tij, Ramsey sot është në rolin e trekuartistit pas Cristiano Ronaldos dhe Dybalas.

Maurizio Sarri vazhdon që ti besoj turkut Merih Demiral në ndeshjen e pestë të tij rresht, duke e lënë jashtë përsëri Matthijs de Ligt. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Roma: Pau Lopez; Florenzi, Smalling, Mancini, Kolarov; Diaëara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Perotti; Dzeko

Rezervë: Fuzato, Mirante, Juan Jesus, Bruno Peres, Spinazzola, Cetin, Cristante, Under, Kalinic

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Dybala, Ronaldo

Rezervë: Buffon, Pinsoglio, De Ligt, Rugani, De Sciglio, Danilo, Emre Can, Bernardeschi, Douglas Costa, Higuain, Pjaca

SHPËRNDAJE