Cristiano Ronaldo tek Juventus është cilësuar si operacioni i shekullit.
Bardhezinjtë kanë bërë një investim të rëndësishëm, por duket se do të dalë e fituar në fund. Ky është rezultati që ka dalë nga një studim i bërë nga Kpmg, kompani e specializuar në analiza financiare.
Sipas këtij studimi, klubi torinez do të rrisë të ardhurat me 100-130 milionë euro në harkun e 2-3 sezoneve.
Një rezultat ky, nëse kthehet në realitet, që do t’i lejojë klubit të Agnelli-t të kalojë murin 500 milionë euro të të ardhurave.
Kjo do t’i jepte mundësinë kampionëve të Italisë që t’i afroheshin gjigantëve të futbollit europian, si Manchester United dhe Real Madrid
. Edhe këtë herë, Juventus ka treguar se është disa hapa para rivalëve të saj në Serie A.