Juventusi fiton derbin, nuk gabojnë Roma, Manchester City dhe Real Madridi

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Juventusit ka fituar derbin ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’.

Juventusi fitoi derbin me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Paulo Dybalas. Juventusi tani shkon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsda United mbetet në katë pikë.

Roma ka deklasuar CSKA Moskën në Itali. Ekipi i Di Francescos ka fituar me rezultatin e thellë 3-0. Dy golat e Dzekos dhe një i Under i siguruan fitoren ekipit italian në këtë përballje.

Manchester City gjithashtu ka arritur një fitore të madhe. Ekipi i Guardiolas ka fituar në udhëtim ndaj Shakhtar Donetsk me rezultatin e thellë 0-3. David Silva, Bernardo Silva dhe Laporte shënuan për ‘Citizens’.

Real Madridi ka fituar në shtëpi. Ekipi i Julen Lopetegui fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Benzema dhe Marcelo shënuan për fitoren e madrilenëve./GazetaBlic

SHPËRNDAJE