“Ka edhe një skandal më të rëndë se ky i Xhamajkës”

Ish-amabsadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, thotë se Kosova ka patur edhe një skandal më të rëndë se ai i Xhamajkës.

Ky skandal sipas Lames ka të bëjë me emërimin e një ambasadoreje në një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, konkretisht në Seline e Shenjte.

“Ky shtet, edhe po te kete pasur ne mend ta njohe Kosoven, pas ketij veprimi te njeanshem, te papare e degjuar ne maredheniet diplomatike, per shkak te ofendimit, nuk ka pasur si ta njohe” shkruan Lama në Facebook.

Postimi i plotë:

Ka edhe nje skandal me te rende se ky i Xhamajkes. Ai ka qene emerimi i nje ambasadoreje ne nje shtet qe nuk e ka njohur Kosoven, konkretisht ne Seline e Shenjte.
Ky shtet, edhe po te kete pasur ne mend ta njohe Kosoven, pas ketij veprimi te njeanshem, te papare e degjuar ne maredheniet diplomatike, per shkak te ofendimit, nuk ka pasur si ta njohe.

Jo madhesia, por serioziteti eshte thelbesor ne maredheniet ndemjet shteteve. Kredibiteti po ashtu.

SHPËRNDAJE