Ka je nis o shofer: Vetura qarkullon në rrugën me mjegull, pa asnjë dritë sinjalizuese

Një shofer me veturën e tij ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë, derisa ka dalë pa asnjë sinjalizues në rrugën plot me mjegull.

Kosova sot gjatë ditës ka qenë e mbuluar me mjegull dhe një mot i tillë po mbretëron edhe në mbrëmje.

Mjegulla e madhe thuajse ka mbuluar gjithë vendin dhe po paraqet pak probleme në komunikacion, për shkak të dukshmërisë së ulët.

Ndërkaq një shofer ka rrezikuar shumë sonte, derisa ka dalë në rrugë pa asnjë sinjalizues të lëshuar.

Vetura ka qenë duke lëvizur në magjistralen Prishtinë-Pejë dhe është kritikuar shumë nga njerëzit në rrjetet sociale, pasi që në këto kushte atmosferike, assesi nuk lejohet që një veturë të dalë pa asnjë sinjalizues në rrugë.

Më poshtë keni pamjet e xhiruar nga një person që i ka hedhur në rrjetet sociale./gazetametro.net

VIDEO

SHPËRNDAJE