Ka ndërruar jetë ish punëtori i Komunës së Vushtrrisë Rasim Mlinaku

Në moshën 66 vjeçare, ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot në Vushtrri ish punëtori i Komunës së Vushtrrisë, Rasim Mlinaku, raporton Gazeta Online Veriu.info.  

Për gjithë kohën sa jetoj, i ndjeri ka gëzuar respekt të veçantë në qytetin e Vushtrrisë.

Familjen Mlinaku e ka ngushëlluar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili ka folur për virtytet e të ndjerit.

“I nderuari Rasim Mlinaku, do të përkujtohet përherë nga qytetarët e Vushtrrisë për kontributin e tij në administratën komunale të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në letrën e ngushëllimit. /Veriu.info/