Kadaj-Bujupi pajtohet me Beqirin: Qeveria do t’i barttë pasojat e themelimit të ushtrisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Kosova nuk mund të shantazhohet se do të mebtet e izoluar nëse e themelon ushtrinë njëanshëm.

“Kosova është maksimalisht e izoluar, në kuptimin që jemi të vetmit që ende përballemi me regjimin e vizave. Ne në fakt jemi të izoluar. Ushtria do të ketë mision paqeruajtës dhe nuk është kundër askujt”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Deputetja e AAK-së është pajtuar me kolegun e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, i cili gjatë ditës sot ka deklaruar se do ta votojnë themelimin e ushtrisë, por që pasojat do t’i barttë Qeveria e Kosovës.

“Jam e kënaqur që askush nuk do të zmbrapset, të gjithë do të jemi bashkë dhe do ta çojmë këtë mision tonin të përbashkët deri në fund pavarësisht pozitë dhe opozitë. Po pasojat i bartë Qeveria – ne që jemi në pushtet, por që të gjitha bashkë duhet ta votojmë. Është me rëndësi që të jemi të gjithë bashkë sepse është temë që na takon të gjithëve”.

SHPËRNDAJE