Kadri Veseli e nis fushatën me “Dekadën e re”. A po paralajmëron zgjedhje të reja?

Kryetari i PDK’së ka nisur një fushatë nëpër qytete të ndryshme me moton “Dekada e Re”. Në Ferizaj nuk ka thënë asnjë fjalë për skandalin e kidpanimit dhe depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi, por ka folur për perspektivën e Kosovë në BE e NATO. Ka thënë se s’duhet lejuar alternativa të reja.

E kishte filluar “Turin e Dëgjimit” në pranverën e 2017’ës si një shenjë kjo se vendi po shkonte në zgjedhje, nga ku Veseli pretendonte se po e bënte një gjë të tillë për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve.

Por vetëm pak kohë pas ‘Turit të Dëgjimit’, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Njësoj po vepron edhe tani. Ani pse ka vetëm pak muaj që Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PDK’së tash ka filluar me “Dekadën e Re”.

Partia Demokratike e Kosovës shpejt do të përballet me zgjedhjet brenda partisë. Thonë se përmes këtyre zgjedhjeve, do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

SHPËRNDAJE