Kadri Veseli e qorton Xhavit Halitin, ja çka i thotë …

Një vendim i marrë nga, Xhavit Haliti i cili po kryesonte seancën e stome të Kuvendit të Kosovës, ka nervozuar kryetarin e këtij institucioni dhe shefin e tij të partisë, Kadri Veselin, raporton Insajderi.

Kur fjalimi i Ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe dhe deputetët e Vetëvendosjes po e pengonin fjalimin e saj, Haliti kishte marrë vendin për pesë minuta pauzë.

Hoxha kishte akuzuar Albin Kurtin për lidhje pro ruse për të shkaktuar destabilizim të Kosovës. Në këtë pikë deputetët e VV-së kishin qenë të papërmbajtur.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ata pengonin fjalimin e Hoxhës teksa i godisnin tavolinën dhe flisnin të gjithë përnjëherë.

Në këtë moment Haliti pa u konsultuar me askënd duke u parë situatën vendosë për pesë minuta pauzë, por që ky vendin nuk i ka pëlqyer Kadri Veselit.

Nga vendi i tij ku ishte ulur në ulësen e tij të deputetit, ai është ngritur për të shkuar tek Haliti.

Ndonëse duket i disponuar ai shkëmben disa fjalë me ministrin, Pal Lekaj të cilët qeshin pas dialogut të shkurtër. Menjëherë i drejtohet Halitit duke i kërkuar llogari përse mori vendin për pesë minuta pauzë.

“Pse more pauzë, pse?” dëgjohet t’i thotë Veseli, Halitit.

Ndonëse vendimi i Halitit ishte marrë, kuvendi nuk shkoi fare në pauzë. Për afro pesë minuta deputetët nuk debatuan nga foltorja, ata u ngritën të gjithë në këmbë për ta ndaluar një përleshje fizike mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së./Insajderi

SHPËRNDAJE