Kadri Veseli eksploron Alpet Shqiptare, ndalon në stanet e malësorëve për të provuar kos e djath!

Kadri Veseli është larguar pak nga “fushata”, por edhe nga Prishtina.

Ai sot ka eksploruar bukuritë përrallore të alpeve shqiptare, madje përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook, ka treguar këtë përvojë të rrallë, derisa ka ndaluar nëpër stanet e malësorëve për të provuar kos, qumësht e djath.

Kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Veseli pati edhe një porosi për bashkëatdhetarët, që përveç bregdetit, gjatë pushimeve mos të lënë pa shijuar edhe alpet e mrekullueshme shqiptare.

Ja postimi i plotë i Veselit:

Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alper Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare.

Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapërcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës.

Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre.

Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare.

SHPËRNDAJE