Kadri Veseli: Kosova meriton duartrokitje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova meriton duartrokitje.

“Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020”.

“Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë. Njëjtë ishte edhe sonte. Faleminderit nga zemra. Gjithmonë pranë tyre”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Kosova nga sonte mbyll ëndrrrën për kualifikim në Kampionatin Europian.

SHPËRNDAJE