Kadri Veseli në dasmë te nipi i Bekim Haxhiut (Foto)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën e Drenicës, Bekim Haxhiu, këtë vikend e ka martuar djalin e motrës, Lirimin.

Në mesin e personaliteteve të njohura ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deputetët Ilmi Reçica e Nezir Çoçaj, profesorë te UP-ë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, miq e bashkluftëtarë dhe mysafirë të shumtë nga Kosova, Shqiperia, Maqedoni dhe diaspora, shkruan Veriu.info.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Po ashtu në këtë dasmë te nipi i Kamishit ishte edhe Sami Veliu, që është vëllau i kryetarit të Podujevës, Agim Veliut.

Këtë dasmë të veçantë e bëri edhe performanca e veçantë e Ansamblit Shota.

Dasma është organizuar në ‘Golden Imperial’./Veriu.info

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE