Kadri Veseli: Në këtë ditë prishet koalicioni dhe unë jap dorëheqje

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se ditën qe prishemi me SHBA-të, prishet edhe koalicioni.

“Ditën që ne prishim raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prishet edhe koalicioni. Unë jap dorëheqje atë ditë si kryetar i Kuvendit”, tha Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic. Veseli shtoi se pa SHBA-të ne nuk mund ta mbrojmë as veriun e as jugun.

Ai ka thënë se suspendimi i taksës do të ndodhë në konsulltim me partnerët, sidomos me SHBA-të. Ai ka thënë se është obligim i të gjithëve që ta ruajmë.

“Të gjithë duhet ta dijnë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të votohet nga Kuvendi dhe përmes referendumit nga ana e qytetarëve”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

“Unë jam kryetar i PDK-së, kryetar u Kuvendit dhe kryetar i PAN-it dhe them me përgjegjësi të plotë se do të mbrohet interesi i vendit”, tha ai. I pyetur se kur do të merret vendim per suspendim të taksës, ai tha se do të ketë vetëm një vendimmarrje, duke mos dhënë detaje e as duke përmendur afat.

SHPËRNDAJE