Kadri Veseli nuk e ndjekë shembullin e Adem Mikullovcit

Derisa ishte kryesues i seancës së Kuvendit si deputeti më i vjetër i Kuvendit, dha një shembull jo shumë të zakontë deri më tash në praktikën parlamentare.

Adem Mikullovci zakonisht rreth 30 minuta më herët shkonte dhe u ulte në karrigen e kryesuesit të seancës, duke i pritur deputetët e partive politike të cilës zakonisht vonoheshin.

Këtë praktikë nuk po e ndjekë tash kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, edhe pse shumë më i ri në moshë.

Kjo ndodhi në seancën e sotme e cila u caktua nga kryesia të mbahet prej orës 12:00.

Tash kur ora shënon 12:10 minuta, Veseli nuk është në Kuvend, sikurse shumica e deputetëve të partive politike.

Seanca e sotme është thirrur nga deputetët e partive opozitare LDK, Alternativa, Vetëvendosje./Insajderi

SHPËRNDAJE