Kadri Veseli reagon ndaj lirimit të kriminelit të luftës Miodrag Sholaja

Është liruar parakohshëm nga burgu kriminineli i luftës Miodrag Sholaja, ish pjesëtar i njësisë “Akrepat, raporton gazeta online veriu.info.

Ndaj këtij vendimi të gjykatave serbë në Beograd ka reaguar ashpër kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili e ka quajtur këta akt të turpshëm që demaskon mungesën e vullnetit të Beogradit për të vënë drejtësi.

Veseli madje ka pasur kritika të ashpra edhe ndaj heshtjes së Brukselit për këtë rast e për shumë masakra tjera që janë kryer në Kosovë.

“Është e pakuptueshme heshtja e Brukselit ndaj mosnisjes së proceseve për shumë masakra serbe të zbardhura, gjyqeve të zvarritura apo lëna në mes, dënimeve qesharake sa për sy e faqe e tanimë edhe për lirimin e parakohshëm të kriminelëve të luftës. Këtu duket qartazi se Bashkimi Evropian po funksionon me standarde të dyfishta”, ka shkruar Veseli në rrjetin social facebook.

Veseli është zotuar që si kryeministër i Kosovës do t’i shkojë derië në fund iniciativës së tij për një tribunal që në kuadër të drejtësisë tranzicionale do i vendosë këta kriminelë para drejtësisë.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

SHPËRNDAJE