Kadri Veseli sapo e dha këtë lajm për ‘gylenistët’

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë në hapje të seancës edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë informatë rreth arrestimit të 6 shtetasve turq, raporton Gazeta Blic.

Veseli ka thënë se është njoftuar nga familjarët e të arrestuarve.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

“Ai i ka kërkuar falje familjarëve për mënyrën se si janë trajtuar të arrestuarit turq. Ka thënë se përgjegjësi ka edhe ai, kryeministri dhe presidenti. Por ka shtuar se nuk do të përfundojë me dy shkarkime përgjegjësia”, tha ai.

Kryeparlamentari tha se ka kërkuar përgjigje nga secili institucion dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të intervenonte edhe në aeroport, nëse do të do të kishte informacionin më herët.

Kryetari Veseli tha se kemi bërë gabim të madh, duke depërtuar njerëz që nuk dimë se si do të trajtohen.

“Imagjinoni nëse ata dalin të pafajshëm, ku do të mbetet shteti i Kosovës”, është shprehur ai.

SHPËRNDAJE