Kadri Veseli tregon se si u njoftua me bashkëshorten e tij

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli është politikani që më shumti del me bashkëshorten e tij në aktivitete publike, por askush nuk e di se si u njoh ai me Violeta Veselin.

Në emisionin n’Konak, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli tregoi se si u njoftua me Violetën, tanimë gruan e katër fëmijëve të tij.

Por, para se të vije ky moment, Veseli ishte pjesë e luftës, andaj thotë se në atë kohë, nuk ishte shumë i preokupuar për të gjetur fatin e jetës.

“Jeta jonë u kanë kjo e fatit të popullit tonë, edhe përbesë jo që skam mendu me u martu po as nuk kom pas vakt me u martu ma herët, nuk e dijshim a po shpëtojmë gjallë me e marrë në qaf edhe dikënd me pas afër vete, aq më tepër me la fëmijë thjeshtë i përjetshëm koftë kujtimi i të gjithë atyre që kanë ra dëshmorë kanë pas familje”.

Megjithatë, lufta përfundoi, e tani për Veselin ishte koha të gjej edhe njeriun e jetës.

“Tani pas lufte, ish kon fati i tillë, unë banojsha në banesa private paslufte deri sa kom ardhë në këtë banesën në 2003 kom ardhë, gjithmonë kom banu me qera. Një ka qenë tek Ulpiana e bashkëshortja e kishte agjën aty, po ajo se ka ditë, në fakt unë e kam parë shumë herët, tani erdh momenti edhe me kontaktu, se u dufke kadal dal e kështu e deshti zoti tash i kemi katër fëmijë me Violetën, jam shumë i kënaqur me familjen”, deklaroi Veseli.

SHPËRNDAJE