Kajtazi: Galica, Dubovci, Beçiçi, Oshlani janë vula e fitores së PDK-së në Vushtrri

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, thotë se PDK-ja po merr mbështetje të madhe në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.

Kajtazi, i cili është edhe zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thotë se kjo mbështetje është shembulli më i mirë i qeverisjes së PDK-së në Vushtrri, shkruan Veriu.info.

“Galica, Dubovci, Beçiçi, Oshlani dhe të gjitha fshatrat e komunës sonë janë vula e fitores së PDK-së ne Vushtrri.

Mbështetja e pa rezervë në këto treva janë shembulli më i mirë i qeverisjes së PDK-së në Vushtrri, besimi te PDK, besimi ne liderin Kadri Veseli”, ka shkruar Kurtan Kajtazi në Facebook.

Në këto vizita ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidatja e PDK-së për deputete, Xhevahire Izmaku dhe kandidati i LB-së për deputet, Avni Klinaku, partia e të cilit është në koalicion me PDK-në./Veriu.info/

SHPËRNDAJE