Kajtazi: Me grante dhe subvencione kemi dyfishuar kultivimin e dredhëzave

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe njëherësh edhe kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, ka treguar së gjatë viteve te fundit është bërë punë me vlera të mëdha në të gjithë sektorët e kësaj ministrie.

Kajtazi, i cili është edhe kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 Qershorit, thotë se Ministria e Bujqësisë i ka motivuar kultivuesit e dredhëzës dhe kështu është dyfishuar kultivimi i tyre.

Ja postimi i plotë i Kurtan Kajtazit:

Gjatë punës si zv. Ministër i Bujqësisë, jemi munduar të bejmë punë me vlera të medha në të gjitha sektoret, poashtu edhe në sektorin e dredhëzave. I kemi motivuar kultivuesit për kultivimin e tyre, ku me grante dhe subvencione të ndryshme është dyfishuar kultivimi i këtyre frutave. Jo rastësisht, Ministria e Bujqësisë është ministria më e suksesshme gjatë dy mandateve të kaluara.

Me fillimin e ri, ndihma ndaj fermerëve e kultivuesve vetëm sa do të rritet, në mënyrë që vendit t’i ngritet norma e eksportit e t’i ulet vlera e importit të frutave dhe perimeve të ndryshme.

#FillimiiRi

SHPËRNDAJE