Kallëzim penal ndaj 4 zyrtareve të komunës së Drenasit (Dokument)

Kompania e sigurimit fizik “Commando” SH.P.K nga Prizreni ka paraqitur kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj katër zyrtareve të komunës së Drenasit për keqpërdorim të pozitës, apo autoritetit zyrtare.

Në kallëzimin penal të siguruar nga “Front Online” thuhet se Blerim Nika, zyrtar përgjegjës i prokurimit në komunën e Drenasit, Sami Heta, Valdet Istogu dhe Xhavit Nebihi në cilësinë e menaxherit të kontratës, duke vepruar në bashkëkryerje, keqpërdorin pozitën, apo autoritetin zyrtar ashtu që me qëllim t’i shkaktojnë dëm personit tjetër dhe ti shkelin të drejtat e tij përkundër faktit se të njëjtit ishin njoftuar me njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik me numër 42/2002 të datës 21.04.2020 dhe në kundërshtim me kontratën me titull “Sigurimi fizik i tri objekteve të Gjimnazit “Skënderbeu, Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe objektit të komunës, refuzojnë të gjitha kërkesat e të dëmtuarës “Commando” për zgjatje të periudhës së ekzekutimit të kontratës siç ishte përcaktuar me kontratë.

“Më 07.05.2020 i dyshuari Blerim Nika nxjerr vendim numër 02-030/01-15209 dhe vendim 02-030=15208 me të cilat i shkëputet kontrata në mënyrë kundërligjore të dëmtuarës dhe vendoset t’i konfiskohet sigurimi i tenderit të kontratës. Me këto veprime të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal” thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga “Front Online”.

SHPËRNDAJE