Kalon buxheti, deputetët e PSD’së sërish shpëtojnë Qeverinë Haradinaj

Votat e Partisë së Shpend Ahmetit përsëri kanë shpëtuar rrëzimin e Qeverisë së koalicionit PDK-AAK. Kështu, PSD ia ka bërë edhe një argat qëndrimit të Ramush Haradinajt e Kadri Veselit në pushtet. Votën pro buxhetit e kanë arsyetuar me plotësimin e disa kushteve. Në mesin e të cilave edhe shkarkimin e Nenad Rikallos nga pozita e Ministrit të Bujqësisë.

Shpend Ahmeti ia ka mundësuar Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit të vazhdojnë të mbajnë pozitat më të lartë në Shtet.

Buxheti ka kaluar me 63 vota për, një abstenim, ndërsa VV e LDK kanë bojktouar votimin.

12 votat pro në Projektligjin për Buxhet ia ka mundësuar PDK’së, AAK’së, NISMA’s, AKR’së të vazhdojnë të mbajnë pushtetin në Qeveri e Parlament.

Kështu, pro buxhetit të Shtetit kanë votuar 62 vota, ndërsa s’kanë marrë pjesë fare në votim Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019është 2.3 miliardë euro.

Ky është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Në këtë projektbuxhet janë rritur pagat e mësimdhënësve, profesorëve, policëve ushtarëve e mjekëve. Këtyre të fundit u është dyfishuar paga.

Ndërsa, Radio Telelevizioni Publik është shndërruar në televizion shtetëror.

SHPËRNDAJE