Kam marrëdhënie të mrekullueshme me një 15 vjeçare, por të tjerët po më akuzojnë për pedofilizëm

Një 21 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij erotike me një 15 vjeçare.

Ai ka treguar se si kjo marrëdhënie po e bën të ndihet atë më ndryshe dhe dëshiron gjëra serioze me të, porse të tjerët po e akuzojnë se po kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur, transmeton Indeksonline.

Kjo është historia e tij dhe përgjigja që ka marrë nga psikologu:

Kam pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën time të re dhe e di se ajo është për mua- por shokët më thonë se kjo është e kundërligjshme pasi ajo është vetëm 15 vjeç.

Ne u takuam disa javë më parë në një ditëlindje të 21 të një shoku që e njoh përmes futbollit.

Ai është shok me vëllain e kësaj vajze, i cili e solli atë në festë.

Unë jam 21 vjeç, por në folëm në grup, u bëmë miq në mediat sociale dhe filluam të shkëmbenim mesazhe.

Fundjavën e kaluar ajo erdhi kur isha vetëm në shtëpi, pasi prindërit e mi ishin larg. Ne planifikuam të shikonim disa filma dhe të luajmë Xbox, por përfunduam së bashku në divan duke shikuar një film horror.

Ajo afrohej nga unë nga frika e filmit, e përqafova atë më afër dhe papritmas u puthëm.

Ajo dëshironte po aq sa unë dhe përfunduam në seks fantastik. Ishte përvoja më e mahnitshme e jetës sime.

Unë nuk kam menduar për një lidhje më serioze apo të gjatë me ndonjë femër deri më tani, por me këtë është ndryshe.

Unë dua t’i tregojë gjithë botës, por, mbi të gjitha, unë dua t’u tregoj prindërve të saj.

Ajo thotë se ata nuk do të pranojnë që ne jemi së bashku, por unë mendoj se asgjë nuk mund të na ndalojë që të kemi një të ardhme së bashku për aq kohë sa ne e duam njëri-tjetrin.

Ajo u tha miqve të saj se kishim marrëdhënie seksuale së bashku. Tani ata janë duke më thënë se kjo është jashtëligjore dhe se unë konsiderohem pedofil pasi po kryej marrëdhënie seksuale me një të mitur. Qëllimet e mia ndaj saj janë të mira dhe unë nuk jam vetëm pas saj për seks.

Si mund të bëj që të gjithë të më besojnë dhe të na japin një shans?

Përgjigja e psikologut:

Pa marrë parasysh se sa të mira janë qëllimet tuaja, ju jeni duke e thyer ligjin duke bërë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ligji ekziston për një arsye.

Adoleshentët e rinj nuk kanë maturinë e gjykimit për të ditur nëse është në interes të tyre afatgjatë të kenë marrëdhënie seksuale me dikë, me të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë që sjellë.

Ju keni rënë në dashuri me njëri-tjetrin, por është shumë herët të dihet një gjë e tillë.

Pak më vonë, ajo mund të ndihet krejt ndryshe dhe të ndjej diçka tjetër për ju brenda 1 apo dy muajve./Indeksonline/

SHPËRNDAJE