Kam rënë në dashuri me djalin që më do vetëm për seks, si mund ta bëj të interesohet në mua?

Një 25 vjeçare përmes “The Sun” ka kërkuar ndihmë se si të bashkohet me një person që ajo do.

Duke rrëfyer ajo ka treguar se ajo është në dashuri me një djalë i cili e do atë vetëm për seks, shkruan Indeksonline.

Jam në marrëdhënie seksuale me një djalë i cili e di që nuk është i interesuar në mua.

Unë jam 25 vjeç dhe jetoj me babin e djalit tim, 1 vjeçar. Ai është 26. Ne jemi së bashku, por fillova të kem marrëdhënie seksuale me një tjetër djalë.

Unë i tregova atij se kam rënë në dashuri me të, por ai u kthye me ish të dashurën.

Kur ata u ndanë, ne përsëri u bëmë së bashku. Ndjenjat e mia për të u rikthyen dhe unë i shkrova mesazh atij për t’i treguar për këtë gjë por ai nuk më ktheu ndonjë përgjigje.

Pastaj ai më shkroi mua, duke më pyetur se kur do dëshiroja të më ndihmonte të hyja në banesën e re. E pyetja se çfarë donte të thoshte dha ai më ktheu mesazhin”: “Më vjen keq, emri i duhur, por vajza e gabuar”.

Unë jam aq e lënduar. Unë dua që ai të më dojë, por ai nuk është i interesuar.

Përgjigja e psikologut:

Frikësohem se nuk do mundesh t’i ndryshosh ndjenjat e tija. E vetmja gjë që mund të ndryshosh është mënyra se si do e zgjidhni këtë çështje.

Pranojeni se nuk keni të ardhme me këtë njeri i cili nuk do ju bëj të lumtur në asnjë mënyrë.

Mundohu të flasësh me babanë e djalit tënd dhe mundohuni që të funksionojë martesa, edhe nëse është vetëm për shkak të djalit tuaj.

Nëse nuk mund ta bëni këtë, është më mirë nëse ju dhe djali juaj do të ndaheshit nga ai, gjë e cila do të jetë e vështirë për të të mos e shoh babin e tij, por për ju do të jetë më mirë pasi do jeni më të lirë të takoni dikë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE