Kamberi shpalos prioritetet për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot aktivitetin e parë publik me qytetarët në Mitrovicë, me kandidatin për Kryetar të kësaj komune, Safet Kamberaj, njofton Klan Kosova.

Kamberaj shpalosi programin e tij për qeverisje në Mitrovicë, duke thënë se programi i tyre është i bazuar në nevojat e qytetarëve të Mitrovicës.

“Ky nuk do të jetë program i dëshirave por program real. Prioriteti im është që Mitrovica të duket një qytet modern dhe funksional. Do të rregullohet trafiku urban duke organizuar linjat e tyre”.

“Do të ndërtojmë rreth 700 parkingje, do të ndërtohet një shëtitore prej urës qendrore dhe anasjelltas, realizimi i ngrohtores si dhe ndërtesa të larta të tjerave do t’ju bëhet fasada në mënyrë që Mitrovicës t’ia kthejmë ngjyrat”.

Kamberaj tutje premtoi edhe ndriçimin publik në rrugë dhe rrugica.

SHPËRNDAJE