Kamioni shkul shtyllën elektrike bashkë me tela, një pjesë e Arbërisë ende në terr

Një pjesë e lagjes Arbëria në Gjilan, prej mesditës ka ngelur pa energji elektrike dhe deri në këtë moment (ora 17:00) ende nuk është mënjanuar problemi, të cilin e ka shkaktuar një kamion.

Dëshmitarët thonë se një kamion në lëvizje e sipër i ka marrë me vete telat e rrymës dhe shtyllën elektrike.

Fadil Neziri, dëshmitar i ngjarjes,  rrëfen tmerrin që ka parë me sytë e tij, si pasojë e shkarkimit elektrik që ka ndodhur nga telat e rrymës, ku për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë qytetar.

“Për më shumë se një orë janë vonuar ekipet e KEDS-it për të ardhur në vendin e ngjarjes, derisa policia ka mbërritur shumë shpejt”, thotë Neziri.

Sipas tij, rasti ka ndodhur në orën 12:00 dhe deri në këtë moment ende nuk është sanuar problemi.

“Kjo është papërgjegjësi e KEDS-it”, ka thënë Neziri./MediaFokus/

SHPËRNDAJE