Skuadra kampione e Kosovës Drita ka pësuar debakel nga kampioni i Suedisë Malmo
Ndeshja e cila i takon rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve i ka takuar plotësisht skuadrës nga Skandinavia.
Kampionët e Suedisë kanë fituar me rezultat të thellë 0-3, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Blic
Goli i parë për miqtë erdhi në minutën e 13, kur shënoi Strendgerg,, golin e dytë suedezet e shënuan në minutën 39 Truteson dhe golin e fundit për Malmon e shënoi Rosenberg.
Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në Suedi.