Kampionia e Kosovës: Mitrovica mëson kundërshtarin në Ligen e Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Klubi i Futbollit të femrave Mitrovica, ka mësuar kundërshtarin e radhës në kualifikimet për Ligen e Kampionëve.

Ditë më parë klubi futbollistik i femrave ‘Mitrovica’ shënuan arritje historike, duke kaluar grupet dhe siguruar vend në 32 skuadrat më të mira europiane.

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti dhe kampionia e Kosovës do të takohet me skuadrën gjermane, Wolfsburg.

Ndeshjet zhvillohen gjatë muajit të ardhshëm me sistem vajtje ardhje./gazetametro.net

SHPËRNDAJE