Kandidatët për deputetë u paraqitën me tituj akademikë që s’i kanë, arsyetojnë mashtrimet

Disa kandidatë për deputetë e të cilët janë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës, gjatë paraqitjes nëpër fushatën elektorale kishin përdorur tituj të pasaktë akademikë. Madje ata arsyetohen për T7 se titujt që kanë përdorur janë në realitet ashtu, ani pse ndryshe thonë nga Rektorati i UP-së. Sipas këtyre të fundit, ata që përdorën titullin akademik të pasaktë e kanë shkelur kodin Etik të stafit të UP-së

Kishte punuar si ministre e si këshilltare. Por përveç këtyre posteve, Albena Reshitaj është e angazhuar edhe si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë fushatës zgjedhore Reshitaj ka zgjedhur të prezantohet me titullin i cili sipas nenit 171 të statutit të Universitetit të Prishtinës, është titulli më i lartë akademik.

E keqpërdorimin e autoritetit akademik, Kodi Etik i stafit akademik të UP’së, e cilëson si sjellje të papranueshme.

Kështu u tha në një përgjigjie me shkrim për televizionin T7 gjatë javës.

“Në pikën e 4-të të nenit 16-të të Kodit Etik  thuhet se sjellje të papranueshme paraqet edhe “Keqpërdorimi i autoritetit akademik, në mënyre që të arrihen interesat personale, familjare apo politike”.

Por Reshitaj ka një version tjetër.

“Thjesht, duke qenë edhe profesoreshë fakulteti dhe doktoreshë, qellimi ka qenë që të ishte ma e kuptueshme per elektoratin. Këto parashtresa e prapashtesa, ashtu siç ka nevojë i vendosim gjithmonë në shkrimet zyrtare e profesionale qe i bëjmë brenda qarqeve universitare”.

Edhe Kadri Kryeziu, nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili madje kishte ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, bëri diçka të ngjashme.

Në faqen zyrtare të Universitetit të Prizrenit, Kryeziu ka pozitën e profesorit të asocuar, që është titull më i ulët akademik se ai i profesorit të rregullt, mirëpo gjatë fushatës Kryeziu zgjodhi të prezantohet me këtë të fundit.

Në një përgjigjie për T7, ai arsyetoi veprimin e tij.

Të njëjtin titull e ka përdorur edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës. Për T7 ai tha se thirrja e tij akademike është në përputhje të plotë me shkurtesat e përdorura gjatë fushatës.

Gjithashtu Haxhiu theksoi që ligjëron në degën e Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Në anën tjetër  nga Rektorati i UP’së i thanë televizionit se Bekim Haxhiu nuk ka status të marrëdhënies së rregullt të punës në UP.

Këtë titull ia ka dhënë vetes madje edhe Ramë Buja i cili dikur udhëheqte Ministrinë e Arsimit. Por në faqen zyrtare të Kolegjit AAB ku ai ligjëron, Buja ka thirrjen profesor asistent.

Mirëpo këta nuk janë kandidatët e veteëm që gjatë zgjedhjeve kanë keqinformuar publikun për titujt e tyre akademik.

Veprimet e tilla të kandidatëve për deputetë po cilësohen si joetike nga njohësi çështjeve arsimore, Rinor Qehaja.

Nga Universiteti i Prishtinës thanë për T7 se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare lidhur me keqpërdorimin e titujve akademik të profesorëve.

SHPËRNDAJE