Kandidati i VV-së për deputet: Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje me LDK-në

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Visar Korenica, ka thënë sot se “e vetmja lëvizje e mençur”, e cila do ta zgjidhte ngërçin e negociatave ndërmjet LVV-së dhe LDK-së do të ishte pajtimi për ndryshime kushtetuese.

Sipas Korenicës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të pajtohen që Presidenti i Kosovës të zgjedhet përmes votave të popullit.

“E vetmja lëvizje e mençur e dy palëve LVV dhe LDK per President, do te ishte nëse do te pajtoheshin qe Presidenti te zgjidhet direkt nga vota e popullit e jo permes pazareve politike, kështu duke bere ndryshime kushtetuese dhe bashke me kete dhe ndryshimin e ligjit per zgjedhjet”, ka deklaruar Korenica.

Ai ka thënë se tashmë “akrepat e orës janë kthyer prapa”, sa i përket kohës që dy subjektet kanë në dispozicion për arritjen e marrëveshjes.

SHPËRNDAJE