Kandidatja e Nisma’s për deputete i reagon ashpër ish- deputetes së PDK-së

Hajrije Gashi, kandidate për deputetë e Nisma’s Socialdemokrate i ka reaguar ish deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Shala e cila dje ka njoftuar se nuk është më kandidate për deputete dhe së vendin ia ka lëshuar gjeneratave të reja, ku pjesë e kandidaturës tani është bashkëshorti i saj, Ferat Shala.

Statusi i plotë i Hajrije Gashit:

Me të ardhur keq për ata/ato që 20 vite ju hedhin hi syve qytetareve dhe pas 5 legjislaturave ja lëshojnë vendin familjarëve të vet

Sot një ish-Deputete që për 20 vite me radhë ka zhvatë tërë pasurinë e Kosovës dhe Drenasit duke përfituar vetëm ajo dhe familja e saj, qenka arsyetuar para qytetarëve së gjoja i ka bërë një të mirë këtij vendi që nuk po rikandidon sërish për deputete, duke u shprehur së i ka hapur rrugë rinisë e në anën tjetër e ka propozuar burrin e vet kandidat për Deputet. Ky është “rinimi” që ka promovuar PDK-ja këto 20 vite, duke i ndërruar pozitat vetëm më familjarë të vet.

Pra, kjo qasje për të ju hedhe hi syve qytetarëve nuk pinë ujë në Drenas, sepse të gjithë qytetarët tanimë janë orientuar andej ku perspektiva është e sigurte e që përfaqësohen nga vlerat, profesionalizmi e meritokracia. Dhe në këtë aspekt askush nuk e përfaqëson me mirë këto tipare së Nisma Socialdemokrate e cila ju ka dhënë hapësirë të rinjve dhe të rejave që të shfaqin potencialin e tyre në shërbim të shtetit.

#Bashkëpërshtetin

SHPËRNDAJE