Kandidatja e PDK-së Besa Ismaili ngatërrohet keq nga mediumi i njohur…

Besa Ismaili është një ndër kandidatët për deputete e cila garon me PDK’në por siç duket, partinë e saj e ka gabuar mediumi i njohur Euronews. Në një intervistë të dhënë së fundi, Ismailin e paraqesin si kandidate të LDK’së.

Besa Ismaili nga PDK ka dhënë një intervistë për Euronews, në të cilën flet për ato që ajo mendon t’i përmbushë, nëse fiton një ulëse në parlament.

Ismaili thotë se qëllimi i saj kryesor është që të ngrejë zërin lartë për gruper e margjinalizuara, si të rinjtë, gratë dhe minoritetet.

Mirëpo, Euronews siç duket ia ka ngatërruar Ismailit partinë, duke e paraqitur si kandidate për deputete nga LDK’ja, madje në secilin paragraf që e citon atë, përcjell Gazeta Metro.

“Kosova është vendi i vetëm në Ballkan qytetarëve të së cilës ende u kërkohen viza për të hyrë në zonën Shengen. Më 14 qershor të vitit 2012, Kosova mori kriteket për t’i përmbushur, por deri sot asgjë nuk është materializuar”, Besa Ismaili, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në citatin më lartë, vërehet se si mediumi i njohur i është referuar Ismailit. Ndërsa një gjë e njëjtë, shihet edhe në pjesën tjetër të intervistës.

Sidoqoftë, ky duhet të jetë një gabim i medias dhe ndonëse ka qëndruar gjatë tërë ditës ashtu, ende nuk është rregulluar./gazetametro.net

SHPËRNDAJE