Kandidatja për deputete nga AAK “lutet” që të bëhet qeveria VV-LDK

Kandidatja për deputete nga AAK, Besa Luzha përmes një postimi në facebook ka thënë se dakordimi kaq i shpejtë i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për bashkëqeverisjen, si rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes.

Luzha ka thënë se shpreson që ky dakordim të përkthehet sa më shpejt në institucionet demokratike dhe politikat e mirëfillta në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Dakordimi kaq i shpejtë dhe në parim, i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për bashkëqeverisjen, si rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes, dhe e vulos nivelin e lartë qytetar dhe demokratik që u tregua në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shpresoj që ky dakordim të përkthehet sa më shpejt në institucionet demokratike dhe politikat e mirëfillta në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shpresoj poashtu që opozita në Kuvend dhe shoqëria civile të jenë një opozitë të mirëfilltë e konstruktive, mbikëqyrëse dhe korrektuese, sepse vetëm kështu i ofrohemi standardeve më të larta të demokracisë dhe politikëbërjes.
Kosovë, të priftë e mbara.

SHPËRNDAJE