Kaostarët vs. Ardhmëria

Shkruan: Fitore AJETI

Qeveri a more fund, apo po lenë prapa një fillim të disa njerëzve që nuk punojnë për të mirën e qytetarëve dhe vendit. Frikësohem shumë që është punë e njerëzve, të cilët merakosen vetëm për interesat personale, dhe nuk ngopen asnjëherë me pozitat, të cilat i kanë pasur deri sot, por ende shikojnë lartë e më lartë, vetëm për të shkelur çdo gjë që u del përpara.

Krejt kjo që po i bëhet këtij vendi dhe krejt ky mosbesim përgjithësisht, nuk është vetëm ndaj një personi, por një rrethi të gjerë që janë të harxhuar politikisht dhe asgjë nuk kanë kontribuar e as që pritet ta bëjnë për qytetarët dhe vendin.

Ky mocion i mosbesimit dhe ky plan i rrëzimit të qeverisë shpresoj që do të jetë për të mirën e qytetarit dhe njëherë e mirë qytetarët mos të votojnë dhe drejtohen nga lëmshëtarët, as ata të kaluarit e as të tashmit.

Sikur të zgjaste edhe dy orë seanca e Kuvendit, filluan të dalin shumë e shumë gjëra të pa zbuluara te tyre, ashtu si flet një i dehur të vërtetën. Tani qytetarë të Kosovës, ju i keni frerët në dorë, dhe mendoni dy herë para se të veproni e votoni, mos lejoni prapë të bëheni pre e keqe për ardhmërinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

 

SHPËRNDAJE