‘Kapen’ Live në emision Memli Krasniqi e Imer Mushkolaj: “E çka po bërtet…”

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se krejt projektet e rëndësishme që janë bërë në Kosovë nga viti 2008, janë meritë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Si anëtar i PDK-së, është ofenduese të thuash se kjo parti është ndërtuar mbi familjarizëm. Kur unë kam hyrë në PDK, askënd nuk e kam pasur në PDK”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sa PDK, edhe partitë tjera, e sidomos LDK kane përgjegjësi të njëjtë për qeverisjen në vend.

Ai ka thënë se Kadri Veseli e ka “përnjëmend” luftimin e korrupsionit. Krasniqi ka thënë se në PDK janë vetëm tre njerëz që janë me aktakuza, e të cilët i ka liruar Kadri Veseli.

I pyetur nga Imer Mushkolaj se a ka aktakuzë edhe deputeti i Zenun Pajazitit, ai tha se ai kishte mandat nga qytetarët.

Derisa Krasniqi fliste për iniciativën e Veselit për pastrimin e PDK-së, Mushkolaj tha se në këtë parti ka shumë njerëz me aktakuza.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Memli Krasniqit:

“E çka ke që po bërtet”, që i drejtohet Mushkolajt. Ndërkaq, analisti politik, ka thënë se PDK e ka kapur shtetin. Sipas tij, edhe përgjimet e publikuara në media, e kanë treguar këtë më së miri.

 

SHPËRNDAJE