Kapen Melisa dhe Ana: Meshkujt më kanë respektuar dhe nuk më ka çuar asnjëri në banjo

Në episodin e “Përputhen” u transmetua takimi i radhës mes Melisës dhe Fationit. Njëjtë si në takimin e parë, dyshja u  shfaqën shumë të afrueshëm me njëri-tjetrin.

Por, Ana dhe Melisa u përfshinë sërish në një debat.

“Kur kam ardhur këtu nuk kamë ardhur me diçka personale me asnjërin, por në momentin që egziston rivalitetin dhe ti e pëlqen të njëjtin djalë, të jep inat e zili, por kjo nuk të jepë asnjë të drejtë ta ulësh me fjalë një femër tjetër. Pse mua Fatjoni më shef vetëm objekt seksi?” i drejtohet Melisa-Anës.

Por reagimi i menjhërësh ishte i Anës, e cila tha se avash avash po të pres deri sa ta përfundosh.

“Diskutimin nuk e kam me ty. Me kalimin e kohës më vjen mirë cka kam thënë dhe njerëzit arrinen të bënin diferencën tek unë. Ti si Melisa je personi më i keq i prrallës së Borëbardhes, në këtë rast je Anastasia. Ti e shite veten si një gocë “Onë night sand”. Meshkujt më kanë respektuar dhe nuk më ka çuar njeri në banjo”, i thotë Ana-Melisës.