Kapen valët e telefonit të njërit prej policëve të zhdukur, flet policia

Njësia për kërkim-shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar kërkimet në terrenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës. Thuhet se janë kapur disa sinjale telefonike që nuk dihet nga vijnë.

 

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, bashkë me njësite të Policisë së Kosovës e të zjarrfikësve, kanë rinisur punën në operacionin për gjetjen e dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës mbrëma në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Në kërkim të tyre janë vënë edhe zhytës vullnetarë, banorë të zonës, si dhe policia e Maqedonisë.Ky është njoftimi i plotë ai AKP-së:(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Njësitet e shpëtimit të FSK-së sot janë angazhuar në pjesën malore, vendin ku ka ndodhur aksidenti. Po dyshohet se në këtë pjesë mund të jetë telefoni i njërit nga policët, raporton KTV.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut, dyshohet se me veturën e tyre zyrtare, derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc.

Që nga ai moment i së shtunës mbrëma nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.

SHPËRNDAJE