Kapërceva Drinin! Por vjeshta po afron

Shkruan Idriz M. Ismajli

Dhe janë një kategori e tillë te cilët posa të kalojnë Drinin ta shajnë kalin. Andaj nuk duhet të çuditemi pse njerëzit po vetëdijesohen. Po bash mirë qe po vetëdijesohen. Sepse te tillët kur marrin mandatin ose te ofendojnë ose ne rastin më të mirë nuk të shohin. E pastaj ai votues mallkon edhe ate, por mallkon edhe veten qe e ka votuar ate.

Dëgjoja një duke mërmëritur si në vete, por ama zëri i dëgjohej duke thënë : “M’u thaftë dora qe te votova”!… ish një duf i brendshëm. Po vota kishte ikur. Mandatin e kishte marrë. Mendova e tani.

Duhet që të kaloj edhe një kohe qe njeriu të mos e mallkoj dorën e vet! Ky është një shembull nga të shumtit në Kosovën tonë me një pushtet akoma te brishtë edhe pse kaluan 18 vite nga çlirimi dhe 9 vite nga shpallja e Pavarësisë.

Sot hyj ne Fb, dhe shoh se me ka fshi nga frendsat E ka kaluar Drinin, por po harron se vjeshta po ofron e me te vjen edhe tetori e Drini mund ta rritë sasin e ujit dhe nuk do mundesh ta kalosh dot.

Dhe mirë qe nuk e kalon, sepse te mirat i harron. E jeta vazhdon e vazhdon siç rrjedh uji ne Dri e qe dikush do mbetet pa e kaluar ate.

SHPËRNDAJE