Kapet hajni i biçikletave

Disa njerëz në qendër të qytetit të Vushtrrisë i kishte lënë në këmbë, pa biçikleta, por hajni i tyre është arrestuar tashmë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rastin e arrestimit të një të riu, të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave, e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Hetuesit policor në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, si rezultat i një hetimi intensiv, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për perfshirje në veprën penale ‘’ Vjedhje ”, ka konfirmuar zyrtarja për informim në Drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë, Fexhrije Pllana.

Por mësohet se pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregulltë. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE