Kaq është numri i infermiereve të prekura me COVID-19 në Kosovë

Nga 125 persona sa janë gjithsej të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Por nga kjo klinikë sot u bë e ditur se në mesin e të infektuarve tashmë është edhe një tjetër infermiere, duke quar kështu në katër numrin e infermiereve të prekura me koronavirus.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me COVID-19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret e tjera të cilat janë COVID-19 pozitiv”, thuhet në njoftim.

U shtua gjithashtu se të katër infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë kurse njëra është e vetizoluar në shtëpi.

SHPËRNDAJE