Kataklizëm në bursa: Zhduken qindra miliardë dollarë, bota në panik

Në tregjet financiare aziatike indeksat kanë marrë teposhtën, sikur në Wall Street një vit më parë, ndërsa nga tregu janë “fshirë” aksionet me vlerë prej disa qindra miliardë dollarë.

MSCI Asia Pacifik Index ka rënë për 2 për qind dhe humbja, prej fillimit të vitit është rritur për 18,5 për qind.

Nikkei 225 ka rënë për 3,3 për qind në minimumin gjashtëmujor, derisa tregu australian ka rënë në nivelin më të ulët në vitin e fundit. Bluechip Index CSI300 kinez është shkurtuar për 2,5 për qind dhe është e qartë se paralajmërimet e përkrahjes së qeverisë kineze nuk kanë arritur t’i qetësojnë investitorët.

Çmimet e aksioneve janë nën presion prej fillimit të këtij muaji për shkak të një sërë arsyesh, prej rritjes së shpenzimeve të borxheve dhe fitimeve të larta të bonove amerikane, nëpër luftën tregtare në mes të SHBA dhe Kinës, e deri te tensionet në mes të Komisionit Evropian dhe Italisë në lidhje me deficitin buxhetor, si dhe brengosja e investitorëve para zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

SHPËRNDAJE