KEK-u përkrahë fuqishëm aksionin e qeverisë “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Në kuadër të aksionit të qeverisë respektivisht MMPH, që në orën tetë të mëngjesit ekskavatorët e KEK-ut filluan largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Kastriotit.

Banorët e Kastriotit u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin e KEK-ut për eliminimin e deponive ilegale.

“Është kënaqësi që më në fund kjo deponi po largohet. Prej pas lufte ka ndodhë që të gjithë kanë hedhë mbeturina, shtëpitë janë ndezë veç ne e dimë si kem kalu, veç tani jemi të kënaqur që kjo deponi po eliminohet”, u shpreh Nazmi Preniqi shtëpia e të cilit gjendet afër kësaj deponie ilegale. Njëjtë shprehet edhe Dardan Preniqi. “Jemi shumë të kënaqur, faleminderit se këtu ka qenë deponia shumë e madhe prej pas lufte kanë hedhë mbeturina krejt komuna e Kastriotit, shumë mirë janë duke bërë” tha Preniqi.

Ky aksion i KEK-ut po bëhët në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Skender Bucolli, drejtor për marrëdhënie me publikun dhe komunitete tha se –“KEK-u çdo herë është pjesë e aksioneve për përmirësimin e ambientit edhe vitin e kaluar KEK-u ka eliminuar të gjitha deponitë ilegale edhe këtë vit po vazhdojmë me të njëjtin ritëm. KEK-u në vazhdimësi përkrah komunitetin por edhe aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.Sot jemi këtu dhe do të shkojmë në të gjitha fshatrat ku KEK-u operon”. tha Bucolli.

KEK-u viteve të fundit në Kastriot ka investuar me miliona euro në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit si dhe në projektet e komunitetit të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës se qytetarëve.

“Në këtë vazhdë, në projektet për përmirësimin e ambientit, KEK-u në vitet e fundit ka investuar rreth 60 milion euro, të gjitha mjetet vetanake, është bërë transporti hidraulik hirit, janë ndërruar elektro-filtrat e “Kosovës A” jemi në proces e sipër me rishikimet mundësive edhe për ndërrimin e elektro-filtrave në “Kosovën B” Përveç kësaj, KEK-u ka prioritet edhe komunitetin, veç vitin e kaluar kemi investuar rreth 500 mijë euro, janë asfaltuar tri rrugë në fshatin Hade, kemi bërë ndriçimin e dy rrugëve dhe një është në proces e sipër, si dhe është bërë parku i qytetit, dhe tanimë veç sa kem aprovuar dhe jem në tenderim edhe të tri projekteve tjera për dy fusha sportive dhe një park tjetër në qytet”. u shpreh Bucolli.

Duke e vlerësuar bashkëpunimin që kanë me Korporaten Energjetike të Kosovës, në pushtetin komunal të Kastriotit thonë se janë duke punuar për krijimin e hapësirave të gjelbërta.

Drejtoresha e Ambientit në Komunën e Kastriotit, Fitore Hashani tha: ”Këto aksione që kanë filluar po flas tani për vitet e fundit fokus në komunën e Kastriotit është ambienti. Meqenëse njihemi si komuna më e ndotur, përveç rehabilitimit të deponive dhe mbetjeve inerte që ndodhin në territorin tonë në fokus e kemi gjelbërimin në komplet territorin e Komunës, prandaj dhe jemi duke punuar si në mbjelljen e drunjëve ashtu edhe me realizimin e parqeve në hapësirat ku janë të mundshme të realizohen”. tha Hashani.

Sipas punonjësve të KEK-ut largimi I këtyre deponive nuk është aspak i lehtë, por që kanë vullnet të plotë për ta çuar deri në fund këtë aksion.

Isak Nika, menaxher për rikultivim në KEK tha se – “Sot jemi me katër damperë një skip dhe me ekip të punëtorëve, problemi më i madh është se mbeturinat të cilat janë hedhur në këto deponi janë qysh moti prej pas luftës edhe para lufte” theksoi Nika.

Aksioni i KEK-ut për largim të mbeturinave i filluar qe tri ditë do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

SHPËRNDAJE