Kelani konfirmon raportimin e Veriu.info, Krimet Ekonomike arrestojnë një person

Lajmin e dhënë ekskluzivelisht nga Veriu.info se Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani për Express.

———————-

Policia e Kosovës momentalisht është duke zhvilluar një operacion në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se Njësia e Krimeve Ekonomike është duke e zhvilliar aksionin.

Veriu.info mëson se ky aksion është në vazhdën luftës kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike./ VERIU.INFO