Kelmendi: Rrogat duhet të meritohen, se kur kërkohen me zor i bie – haraç

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike, Adriatik Kelmendi ka reaguar lidhur me kërkesat e mësimdhënësve dhe mjekëve. 

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se është interesante se i kemi më së keqi punët me arsim dhe me shëndetësi dhe për këtë më shumti kërkojnë rritje rrogash mësimdhënësit dhe mjekët.

“Interesant, më së keqi i kemi punët me arsim dhe me shëndetësi.

Më së shumti kërkojnë rritje rrogash mësimdhënësit dhe mjekët.

Rrogat duhet të meritohen, se kur kërkohen me zor i bie – haraç”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE